22 Shtator, 2016

Rreth Nesh

2006


Kristal Komunikim u themelua “me qëllim ofrimin e Menaxhimit të përmbajtjeve Mobile si edhe Shërbimit Voice (IVR).”

Shërbimi Voice (IVR) ka qënë fillimisht një fushë e rëndësishme e aktivitetit tonë. Si një partner i besueshëm, Kristal Communication lejon klientët të aplikojnë zgjidhje të suksesshme IVR duke sjellë së bashku perspektivë dhe sukses.

Sistemet tona IVR janë ndërtuar:

  1. Në një formë të pre-regjistruar
  2. Me audio dinamike, në mënyrë që të udhëzojë hap pas hapi përdoruesit se si të procedojnë.
  3. Operatorë/ Call Center

Duke filluar nga viti 2006 deri në vitin 2014 kemi pasur një histori të suksesshme bashkëpunimi me Ambasadën Greke, Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Vlorë dhe Ambasadën Franceze.

Kristal Communication ka lehtësuar caktimin e takimeve mes qytetarëve shqiptarë dhe ambasadat e përmendura më lart.

2007


Kristal Komunikimi u bë i pari ofrues i përmbajtje Mobile në Shqipëri. Ne kemi ofruar shërbime multimedia që përfshijnë kombinime të formateve të ndryshme të përmbajtjes, si tekst, audio, imazhe, animacion, video dhe formate të tjera interaktive. 2007 shënoi fillimin e bashkëpunimit mes Telekom Albania dhe Kristal Communication në ofrimin për herë të parë në tregun Shqiptarë Sherbimin Ring Back Tone (RBT).

Gjatë vitit 2010, u bëmë Menaxherë përmbajtje për të njëjtit shërbim për Vodafone Albania dhe Eagle Mobile. Kjo përvojë na ka ndihmuar të specializohemi në përmbajtjen muzikore, deri në vitin 2016, që shënoj fundin e ofrimit të këtij shërbimi.

2008


Kristal Communication ofrojë 2 Way SMS duke shfrytëzuar platformën e mesazheve, aplikimet dhe menaxhimin e përmbajtjes, në përputhje me nevojat e klientit.

Me anë të këtij shërbimi ne kemi qenë në gjendje të ofrojmë për abonentët mobile të gjitha llojet e përmbajtjes si: ringtones, chat, poezi, teste, barsaleta, mundësia për të marrë pjesë në shorte, komente dhe opinione, votimi etj.

Kristal Communication ka organizuar dhe menaxhuar shorteun për klientët e Coca Cola dhe Avon.

Procesin e votimit për Miss Albania, Miss & Mrs Baby Albania, si edhe i të gjithë shfaqjeve televizive të organizuara nga Deliart u bënë të mundura nëpërmjet KristalCom.

2009


SMS është parë si një mjet komunikimi i abonenteve mobile, i përdorur me mire nga të rinjtë për të ndërvepruar me njëri tjetrin. Megjithatë, KristalCom kishte tjetër vizion. Ne vumë re se me procedurën dhe infrastruktrën e përshtatshme, SMS mund të kthehej në një mjet cilësor komunikimi për bizneset. Qëllimi kryesorë ishte të krijohej infrastruktura që do permbushte nevojat e biznesit për komunikim. Ishte e nevojshme të ishte e shpejtë, për të përfituar nga benefitet e telefonit mobile, ishte e nevojshme të ishte e besueshme, në mënyrë që mesazhet e rëndësishme most e humbisnin ose të kishin vonesa, duhet të ishte e sigurtë, që bizneset të mund ta implementonin, si edhe duhet të ishte e gjurmueshme, duke I dhënë mundësine bizneseve të plotësonin nevojat e klientëve potencial. Kristal Communication I adresojë këto nevoja duke zhvilluar dhe operuar me infrastrukturën e saj, e cila ka lidhje të drejtpërdrejta me të gjithe operatorët mobile në Shqipëri.

2013


Kristal Komunikimi u bë distributor Airtime i Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Eagle Mobile përmes pagesave mobile, Shërbimi MPAY. Përmes këtij bashkëpunimi këto kompani i ofrojnë mundësinë çdo abonenti mobile të rimbushë numrin e tij ose çdo numër tjetër.