22 Shtator, 2016

Sherbim SMS

Sms Services

Marrëdhënia e abonentit me telefonin celular ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme vitet e fundit. Ai ështe bërë një mjet i fuqishëm dhe interaktiv komunikimi. Kristal Communication lejon bizneset që të integrojnë SMS në zemrën e asaj që bëjnë. Nëse është dërgimi i mesazheve me informacion kritik, të kryej fushata marketing ose të komunikojë me klientët, Kristal Communication është ofrues i Sherbimit SMS, që dërgon SMS kombëtare në mënyrë të thjeshtë dhe të besueshëm.

Duke zgjedhur Kristal Communication, ju do të merrni shërbimin me cilësinë më të mire në treg si edhe do të jeni të qetë se cdo mesazh do të dërgohet në kohe.

Në Kristal Communication, kemi zhvilluar platformën  SMS, e cila lidh databazën tone të Portabilitetit me të gjithë Operatorët Mobile vëndas. Mesazhet hyrëse dërgohen me anë të operatorit përkatës duke siguruar dërgim të shpejtë dhe marrjen e raportit të dërgesës.  Databaza e Portabilitetit përditësohet vazhdimisht nga burime të ndryshme duke minimizuar kështu vonesat.

Për t’u lidhur me infrastrukturën tonë, ju mund të përdorni një nga këto tre mënyra:

  • Nëpërmjet lidhjes SMPP ju mund të përdorni SMS Gateway tuaj për t’u integruar me Shërbimin SMS. Kjo lidhje mund të procesojë sasi të mëdha të mesazheve.
  • Për të integruar Shërbimin SMS në aplikacionet ose shërbimet tuaja, atëherë Web Service është opsioni më i mirë. Me anë të teknologjive standarde web, ju shpejt dhe lehtësisht mund të filloni të përdorni Shërbimin.
  • Nëse keni nevojë për një zgjidhje të thjeshtë për të dërguar SMS manualisht, atëherë ndërfaqja jonë Web2SMS është juaja në vetëm disa sekonda. Është e lehtë dhe e aksesueshme nga kudo.